14.4 C
Pristina
Saturday, October 5, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadorja amerikane takon Peleshin: Diskutuam për forcimin e mbrojtjes kibernetike

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim zhvilloi sot një takim me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë diplomatja përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksoi se në fokus të takimit ishte bashkëpunimi në mbrojtje, duke përfshirë forcimin e mbrojtjes kibernetike.

Kim u shpreh se SHBA-të do të mbështesin përpjekjet e Shqipërisë për të mbrojtur popullin dhe territorin e saj.

“U takova sot me Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi për të diskutuar bashkëpunimin në mbrojtje, duke përfshirë forcimin e mbrojtjes kibernetike. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbështesin gjithmonë fuqimisht përpjekjet e Shqipërisë për të mbrojtur popullin dhe territorin e saj dhe për të kontribuar në qëllimin e NATO-s për të garantuar lirinë dhe sigurinë e të gjithë aleatëve”, shkroi Yuri Kim në Twitter. /Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img