15 C
Pristina
Saturday, October 5, 2024

Buy now

spot_img

Ngritja e çmimeve është bërë “trend”, Raçi: Kjo të përcillet me rritje të pagave

Çmimet në Kosovë çdo ditë po kanë ngritje.

Brenda një periudhe të shkurtër ka pasur ngritje pothuajse në të gjitha produktet bazike.

Ekonomisti Imer Raçi tha se ngritja e çmimeve në Kosovë është  bërë si “trend”, tashmë çdo ditë ka ngritje të çmimeve.

Raçi, tha se rritja e çmimeve për produktet bazike godit shumë standardin në Kosovë të çdo  qytetari, sipas tij, qytetarët blejnë deri në 100 euro metrin e druve.

“Rritja e çmimeve për produktet bazike godit shumë standardin në Kosovë të çdo  qytetari. Mirëpo, ajo çka është për me e veçua meqë jemi duke hyrë në stinën e domërit është rritja e çmimit të druve, qytetarët tash e blejnë metrin e druve deri në 100 euro. Dihet se ky vit ka me pas edhe krizë energjetike, ka me pas ndoshta edhe probleme me rrymë, shtrenjtim të saj sipas tregjeve që po përcillen ndërkombëtare, kjo i ka bërë që qytetarët të orientohen në energji alternative tek druri dhe kërkesa që është rrit për dru, ka ndikuar edhe tek rritja e çmimit të drurit”, theksoi Raçi për Prishtinapress.

Në një prononcim dhënë portalit Prishtinapress, Raçi foli edhe për mundësin e largimit të TVSH-së në të gjitha produktet esenciale.

“Qeveria ka filluar me disa subvencione tek pajisjet me përkushtim të energjisë elektrike, mirëpo Qeveria në këtë rast duhet të përcjell trendin e rritjeve të çmimit përmes inspektorëve duke përcaktuar çmimin për produkte bazike, në këtë formë kontrollohet tregu tek produktet bazë, pse jo edhe largimi ose përgjysmimi i TVSH-së. Largimi i TVSH-së për të gjitha produktet esenciale”,  shtoi  Raçi.

Ndërsa, i pyetur  për mos-ngritjen e pagave deri më tani, Raçi tha se Qeveria patjetër duhet  me ua zgjatë dorën qytetarëve, sipas tij,  ngritja e çmimeve është dashtë të përcillet edhe me rritjen e pagave.

“Faktikisht qytetarët janë duke u përpallur me një krizë shumë të madhe dhe kanë nevojë për dorën e zgjatur të Qeverisë, duhet patjetër Qeveria me ua zgjatë dorën. Përveç kontrollit të tregut, çmimet është dashtë të përcillen edhe me rritjen e pagave. Shporta e konsumatorit është e papërballueshme për me pas një jetë cilësore, duhet të ketë ndryshim tek rritja e pagave nëse duan mos me u godit standardi jetësor i qytetarëve”, përfundoi Raçi

Së fundmi, sipas e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, një metër dru bungu, po shitet 67 euro, ndërsa më lirë kushton Ahu, që është 50 euro metra./Prishtinapress/

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img