Ndeshja e Superkupës Kosovë-Diasporë do të zhvillohet më 18 tetor në stadiumin me bari natyral në Kampin Nacional në Hajvali me fillim nga ora 14:00.
Ndeshja për trofeun e çmuar do të zhvillohet ndërmjet Llapit dhe Kosova Zurich.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Llapit në Facebook.
“Superkupa Kosovë-Diasporë është ndeshje revyale e organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës që zhvillohet çdo vit ndërmjet fituesit të Kupës së Kosovës që në edicionin 2021/22 fitues ishte ekipi ynë, Llapi dhe fituesit të Kupës së Unionit të Zvicrës, fitues i së cilës ishte ekipi FC Kosova Zurich. Ndeshja do të zhvillohet të martën më 18 tetor në stadiumin me bari natyral në Kampin Nacional në Hajvali, me fillim prej orës 14:00”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Për Llapin kjo është hera e dytë radhazi që merr pjesë në Superkupën Kosovë-Diasporë si fitues i Kupës së Kosovës./Prishtinapress/