Ish-kryetari i OVL-UÇK-së Hysni Gucati aktualisht është duke u operuar në këmbë dhe operacioni pritet të zgjasë rreth gjashtë orë. Djali i Gucatit, Musliu, tha se operacioni është shumë i komplikuar dhe se familja nuk është lejuar të shkojë në vizitë.
Sipas tij, Hysni Gucati do të qëndrojë i shtrirë në spital për tri javë deri në një muaj.
“Po operohet, sot ka hy në operacion në sallë. Po operohet në këmbën e djathtë për shkak të plagëve që ka marrë gjatë luftës. Jemi duke pritë”.
I pyetur se në cilin shtet po operaohet, Musli Gucati, tha se babai i tij po operohet në Holandë.
Teksa për shpenzimet e operimit, ai tha se kujdeset Gjykata Speciale.
“Për këtë punë kujdeset Gjykata Speciale”, shtoi ai.
Musli Gucati tha se babai i tij ka hyrë në një operacion shumë të komplikuar.
“Rreth pesë orë e gjysë deri në gjashtë pritët të zgjasë operacioni, e ka një operacion shumë të kompliuar”, tha ai.
“Familjen nuk e kane leju me shku dhe s’kanë pranu vizita, ka me qëndru një kohë të gjatë në spital, afër tri javë ose një muaj”, tha djali i Gucatit për Express.
Kreu i OVL të UÇK-së, Hyseni Gucati është shpallur fajtor nga Gjykata Speciale në maj të këtij për disa nga pikat e aktakuzës që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë, shkeljes së fshehtësisë së procedurës e pengim të personave zyrtar.
Kryetari i trupit gjykues shpalli aktgjykimin duke njoftuar dënimin me 4 vjet e gjysmë burgim, duke llogaritur edhe kohën e paraburgimit./Prishtinapress/