Zyrtarë të kësaj ministrie kanë deklaruar se Daçiq frikësohet që mllefin e tij shovinist ta drejtojë te fuqitë e mëdha.
“Ta pyesim Daçiqin pse nuk sillet kështu me gjithë vendet që e kanë pranuar Kosovën, si SHBA-të, Gjermania, Britania e Madhe, miqtë tradicional Francën, Italinë dhe shtete tjera. Ta pyesim se pse nuk bëjnë gjeste të njëjta me qindra vende të botës që e kanë pranuar Kosovën dhe pse me kolegët e gjithë këtyre vendeve realizojnë takime? Pse realizon takime me BE-në, ku mbi 80% e vendeve e kanë pranuar Kosovën? Pse pikërisht para zgjedhjeve presidenciale në Serbi, i’u kujtua Daçiqit të merret me shtete të vogla në Evropë, si Maqedonia dhe Mali i Zi?” deklaruan zyrtarë të MPJ-së për agjencinë Meta.
Akuzat e ndërsjella erdhën pasi Ivica Daçiq veprimin për përdorimin e emrit IRJM, e krahasoi me rastin e Kosovës, duke i’a përmendur Maqedonisë njohjen e Kosovës si shtet dhe votimin pro në UNESCO.