1.1 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Liberalizimi i vizave, qytetarët ndihen të diskriminuar por edhe me shpresë

Qytetarët kanë shpresë që përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës do të përdorin kanalet e veta bilaterale për të diskutuar kërkesat e reja të grupit punues për viza të Këshillit të BE-së, në mënyrë që të arrihet konsensus për lajmin e shumëpritur. E krejt kjo duhet të arrihet për mbledhjen e ardhshme të këtij grupi, e cili do të mbahet më 9-10 nëntor të këtij viti.

Në takimin e grupit punues të 13 tetorit, janë shtruar tri çështje: lidhja e liberalizimit të vizave për Kosovën me funksionalizimin e sistemit ETIAS, harmonizimi i sistemit kosovar të vizave me atë të Bashkimit Evropian, si dhe marrëveshja për riatdhesimin e qytetarëve.

Qytetarët ndihen si të lënë anash në krahasim me shtetet tjera të cilat mund të lëvizin lirshëm në vendet e BE-së, por shprehen entuziast dhe kanë shpresa se këtë vit do të ndodhë liberalizmi i vizave.

Reshat Ymeri tha se liberalizimi i vizave është e domosdoshme dhe tash kemi mbështetjen e shumë shteteve.

“Liberalizimi i vizave duhet të bëhet gjithsesi. Gjermani, Polonia edhe Çekia, Sllovakia na ka pranuar, pritet që brenda këtij viti kalendarik të aprovohet në diplomacinë evropiane. Liberalizimi i vizave është i domosdoshëm për neve kosovarët sepse të gjitha shtetet fqinje e kanë liberalizimin e vizave, vetëm ne nuk e kemi, duhet patjetër të bëhet. Unë i pari jam që shkoj jashtë vendit sepse i kam atje familjen e ngushtë. Si të bëhet liberalizimi i vizave do të shkojmë gjithsesi, do të vizitojmë familjarët tanë, atdhetarët tanë të cilët i kemi në perëndim. Kthehem, zakonisht kthehem se këtu e kam pensionin, këtu e kam shoqërinë, rrethin këtu e kam, ambientin, jeta është dinamike. Të gjithë shtete e kanë liberalizimin e vizave, edhe ne duhet të kemi patjetër. Çekosllovakia, Polonia, Gjermania edhe Ukraina kanë folur fjalën të mira për liberalizimin e vizave për neve kosovarëve”, tha ai.

Ndërsa, Bajram Berisha e cilëson si proces të vonuar. Sipas tij, kosovarëve duhet t’i  lëshohen vizat në mënyrë që të jenë më të lirë për të lëvizur dhe për t’u kthyer e punuar më shumë për vendin e tyre.

“Për ne është mirë me u bo qe shumë vjet vetëm që është vonuar. Evropa nuk e di pse e pengojnë shqiptarët 1 milion e gjysmë shqiptarë i pengojnë me udhëtuar pa viza kur Evropa është 500 milionë, është e tejkaluar është dashur të bëhet që shumë vjet kjo. Popullsia kosovare së paku çdo familje ka një jashtë shtetit në Zvicër, Gjermani, minimumi një anëtar të familjes. Kishin mundur të vizitojnë dhe ta shohin Evropën, me ato viza nuk mundin të punojnë. E shohin njëherë jetën se si është jeta në perëndim sepse kështu e kanë vetëm një ide, kur te shohin me të vërtetë se si është jeta atje, të provojnë të shkojnë tek të afërmit e tyre, të shohin se çfarë vështirësi kanë edhe ata, çfarë të mira ka, të gjitha këto edhe atëherë janë shumë më të vetëdijshëm, dhe punojnë për vendin e vetë më shumë me arrit për ta zhvilluar edhe vendin e vet, kështu që do të ishte shumë e mirë për qytetarët”, tha ai.

Kurse, Tafil Gashi mendon se Evropa po e mashtron popullin e Kosovës dhe nuk do t’i lëshojnë vizat. Sipas tij, ato janë viza turistike dhe të rinjtë mundin për pak kohë të shijojnë vendet evropiane.

“Evropa vetëm po na mashtron dhe nuk po na e lëshon vizat, disi Evropa na e ka marrë inati neve, përse vetëm ne me mbet pa viza, të gjithë e kanë vizat, ne jo. Kjo vizë është vizë turistike, mundem të rrinë dy muaj deri në tre dhe të kthehen në shtëpi, nuk i mbajnë ashtu siç po mendojnë këta të rinjtë”, tha ai.

Përndrushe, ideja e sistemit ETIAS u hodh nga përfaqësuesi i Francës në takimin e 13 tetorit të grupit punues për vizat.

ETIAS është sistem evropian për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit. Ky sistem që është elektronik mundëson verifikimin e të dhënave të qytetarëve të vendeve të treta, që nuk kanë nevojë për vizë, për të hyrë në Zonën Schengen.

Aty kërkohet emri, mbiemri, vendi i lindjes, gjinia, kombësia dhe secili që plotëson formularin duhet të ketë pasaportë, email dhe një kartë krediti për të kryer pagesën simbolike për këtë dokument.

Autorizimi për udhëtim lëshohet shpejt dhe në mënyrë automatike, përveç nëse ka dyshime për të kundërtën. Dokumenti valid ETIAS më pas rishikohet nga roja kufitare e shtetit përkatës, që merr vendimin final për hyrjen e udhëtarit në një vend të Zonës Schengen. Procedura ligjore për të miratuar sistemin ETIAS në Evropë ka nisur më 2016, dhe sistemi pritet të jetë plotësisht operacional në fund të vitit 2023.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img