0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Hajdari thotë se po bëjnë shumë reforma për të lehtësuar të bërit biznes

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, dje mori pjesë në Panairin e Bizneseve Shqiptare në Austri, të organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës Shqiptare.

Në këtë panair, të pranishëm ishin Ambasadori i Kosovës në Austri, Lulzim Pllana, Ambasadori i Shqipërisë në Austri, Roland Bimo, përfaqësues nga USAID, Caritas, Germin dhe përfaqësues të tjerë të rrjetit të bizneseve nga Evropa.

Në fjalën e saj përshëndetëse, Ministrja Hajdari i falëndëroi për ftesën, duke i përgëzuar të gjithë të pranishmit për organizimin e shkëlqyeshëm të panairit me përfaqësim nga bizneset tona në Kosovë e Austri. Ajo u shpreh e lumtur që në emër të Kryeministrit Kurti, të gjindej pranë shumë bizneseve të sukseseshme shqiptare, dhe tha se vetëm të bashkuar arrijmë të kemi më shumë suksese.

Ministrja Hajdari shtoi se me bashkëpunim të mirë dhe duke plotësuar njëri tjetrin, sjellim vlerë të shtuar për produktet tona, për të qënë edhe më shumë pjesëmarrës në zingjirin e vlerës në rajon dhe me gjerë.

“Diaspora jonë është pasuria më e vërtetë në zonat ku ajo banon, sepse sjell me vete jo vetëm mbështetjen financiare, por edhe kapitalin njerëzor me transferim të njohurive, kulturës, arkitekturës përëndimore dhe të tjera, prandaj janë forca lëvizëse e ekonomisë sonë. Gjatë mandatit tonë qeverisës, jemi duke bërë shumë reforma strukturore për të lehtësuar të bërit biznes, me politikat dhe ligjet e reja për të nxitur dhe mbrojtur investimet nga diaspora dhe më gjërë në Kosovë, gjersa me analiza të mirëfillta kemi identifikuar potencialin e industrisë sonë, për më shumë vende pune dhe rritje të konkurrueshmërisë. Dhe, duke pasur parasysh levizjet e fundit globale, me nevojat e bizneseve për rilokimet e reja në Evropën Juglindore, studimet Wiiw nga Austria theksojnë se Republika e Kosovës ofron përparësi të mëdha për investime për bizneset nga Evropa dhe më gjërë” shtoi Ministrja Hajdari.

Ndër shumë përparësi të tjera, ajo theksoi potencialin e të rinjve tanë inovativ, me aftësi digjitale dhe kompetencën për prodhim në sektorë të ndryshëm industrialë, siç janë: sektori i drurit, industrisë metalike, industrisë jo metalike, platisikës, tekstilit, kimike, pijeve e ushqimit etj. Ajo riktheskoi se me proaktivitetin e bizneseve me kompetencë dhe me inteligjencë të lartë të resurseve njerëzore dhe me pasuritë tona natyrore, do të mund të prodhojmë produkte me vlerë të shtuar, për të qënë pjesë e zingjirit të vlerës në tregun global dhe për të ofruar punësim të denjë për të rinjtë tanë.

Në përfundim, Ministrja Hajdari tha se, gjersa diaspora ka ruajtur e ndihmuar gjithmonë shtetin tonë, ne jemi duke punuar për sundimin e ligjit në vendin tonë dhe duke krijuar një mjedis të favorshëm për të nxitur dhe mbrojtur investimet nga diaspora, me qëllim për të shfrytëzuar sa më shumë hyrjet e mëdha të remitencave nga diaspora. 

Panari i Bizneve Shqiptare është ngjarje e rëndësishme e bizneseve shqiptare në Austri. Gjatë gjithë ditës në panair u prezentuan mbi 60 kompani shqiptare nga Austria dhe nga Kosova, para publikut shqiptar dhe austriak. Bizneset pjesëmarrëse janë nga sektorët e drurit, hekurit, pijeve dhe ushqimit, ndërtimtarisë, estetikës, teknologjisë informative, turizmit, kopshtarisë, sportit dhe sektorë tjerë shërbyes.

Me pjesëmarrje të bizneseve shqiptare me potencial eksportues nga Republika e Kosovës dhe Austria u mbajtën takime rrjetëzimi B2B duke rezultuar në marrëveshje për furnizim dhe eksport nga Kosova në Austri. Pjesëmarrja e kompanive kosovare u mbështet nga projekti MARDI me financim nga Caritas dhe zbatim nga KIESA dhe GERMIN.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img