Mbeturinat vazhdojnë të jenë një dukuri problematike në Prishtinë dhe në nivel vendi.
Problemi tjetër që vjen bashkë me mbeturinat, është edhe shtimi i minjve në ambient.
Një qytetar ka dërguar në adresë të Klankosova.tv një video ku disa minj shihen në lagjen Emshir të Prishtinës, teksa tentojnë të marrin ushqim nga mbeturinat.
Minjtë njihen për shpërndarjen e mbeturinave në pjesë të ndryshme, çka edhe mund të sjellë në përhapje të viruseve.