4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Tare lëshon ‘bombën’: Interi, Juventusi, Milani dhe Roma janë teknikisht të falimentuara, sistemi i mban të gjallë

Drejtori sportiv i Lazios, shqiptari Igli Tare ndezi polemika duke pretenduar se Juventusi, Interi, Roma dhe Milani “kanë falimentuar teknikisht, por ata janë mbajtur gjallë sepse sistemi ka nevojë për to”.

Ish-sulmuesi shqiptar ka folur në një ngjarje në Universitetin LUISS në Romë mbi evolucionin e sportit dhe profilet ekonomike të klubeve.

Leksioni i tij ngriti disa vetulla, pasi ndërsa Paris Saint-Germain do të njoftojë një humbje të raportuar prej 300 milionë euro për vitin financiar, Tare e synoi zemërimin e tij me ekipet italiane.

“Ka vetëm katër klube në Itali që janë ende në pronësi të familjeve: Udinese, Atalanta, Lazio dhe Napoli”, ka thënë fillimisht Tare, megjithëse teknikisht Atalanta tani janë në bashkëpronësi nga një fond amerikan.

“Unë jam për atë lloj pronësie, sepse korporatat shumëkombëshe kanë vetëm interesa komerciale dhe humbet gëzimi i futbollit, ai pasion dhe dashuri për sportin”.

“Ato fonde funksionojnë me algoritme dhe nuk kujdesen për historinë e klubit apo qytetit. Unë jam një fans i shkollës së vjetër. Ky është viti im i 15-të në Lazio, jam me fat që punoj me një klub që ka një qasje të virtytshme për financat”.

 

“Sot ka klube, si Juventusi, Roma, Milani dhe Interi, të cilët janë teknikisht të falimentuar, por mbahen gjallë sepse sistemi ka nevojë për to”.

“Është e rëndësishme që ne të kemi më shumë klube që shikojnë në planin afatgjatë me projekte”, përfundoi drejtori shqiptar i Lazios.

Juventusi së fundmi vendosi një rekord të ri të të gjitha kohërave në Serie A duke shënuar humbje prej 254.3 milionë euro, duke mposhtur rekordin e mëparshëm të vendosur nga Interi vitin e kaluar prej 245.6 milionë euro./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img