Dashi
Do jeni shumë praktikë gjatë kësaj dite dhe do e merrni çdo gjë me lehtësi. Nëse keni një lidhje nuk do ju ndodhë asnjë lloj konflikti. Do merreni vesh edhe me shikime me partnerin dhe marrëdhënia juaj do forcohet akoma më shumë. Për të mirën e të dyja palëve mendoni të dilni për ndonjë darkë. Ju beqarët do e kuptoni se personi që keni afruar disi së fundmi nuk ju pëlqen vërtet dhe do vendosni të mos shoqëroheni më. Në punë nuk do mbizotërojë gjithë kohës qetësia. Do ju duhet të përballeni edhe me sfida të vështira në disa momente. Me financat do jeni më të përgjegjshëm dhe nuk do bëni gabime menaxhimi.
Demi
Sot nuk do ju mungojë aspak besimi tek vetja dhe do ndiheni më krenarë për çdo gjë që keni arritur. Nëse keni një lidhje bashkëpunimi do përforcohet edhe më shumë. Do dilni dhe do argëtoheni më tepër me partnerin dhe mund të bëni edhe ndonjë çmenduri. Ju beqarët nuk duhet t’iu besoni të gjitha premtimeve që do ju bëhen sepse më pas mund të zhgënjeheni tej mase. Në punë çdo gjë do ju realizohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Nëse ju propozohet një post i ri pranojeni pa u menduar gjatë. Financat mbajini gjithë kohës nën kontroll sepse ambienti nuk do jetë i përshtatshëm.
Binjakët
Falë Plutonit sot do keni një mençuri dhe maturi për t’u pasur zili. Ju të dashuruarit do jeni edhe më të afruar me partnerin, do e keni më të lehtë për të folur për tema delikate dhe do ndieni kënaqësi si fizike ashtu edhe emocionale. Disa nga ëndrrat do mund t’iu bëhen realitet. Ju beqarët ka mundësi ta lini veten të lirë pa menduar aspak cilat do jenë pasojat e veprimeve që do bëni. Në punë do jeni të organizuar, optimistë dhe do bëni gjëra cilësore kurdoherë. Do fitoni padiskutim besimin dhe simpatinë e shefave dhe kolegëve. Sektori i financave ka për të qenë i mrekullueshëm.
Gaforrja
Falë bashkëpunimit të madh të Venusit dhe Jupiterit do jeni shumë të hapur ndaj risive sot dhe do jeni kureshtarë për gjithçka. Nëse keni një lidhje nuk do lejoni monotoninë të bëhet pjesë e jetës tuaj dhe do tentoni të provoni gjëra të reja dhe interesante. Mesdita do jetë më interesantja. Për ju beqarët do jetë dita ideale për të filluar një lidhje. Mundësitë do jenë të shumta dhe fantastike. Në punë do jeni profesionistë dhe do arrini të gjitha qëllimet pa u lodhur. Do jeni edhe mjaft të përgjegjshëm e seriozë prandaj mund t’iu besohen edhe çështje delikate. Llogarinë bankare mos e prekni sot nëse nuk doni të keni probleme serioze nesër.
Luani
Marsi do ju bëjë shumë luftarakë dhe konkurrues gjatë kësaj dite prandaj do arrini çdo gjë që dëshironi. Nëse keni një lidhje, në mëngjes mund të ndiheni paksa vetëm për shkak të angazhimeve profesionale që do ketë partneri, por pasdite çdo gjë do ndryshojë. Ai mund të vijë tek ju me një buqetë me lule dhe mund t’iu propozojë diçka mjaft interesante. Ju beqarët do fiksoheni pas personave që janë të zënë ose pas ndonjë kolegu që keni në punë dhe mund të bëni gjithçka për t’i afruar sa më shumë. Në punë mund të filloni një projekt shumë më të rëndësishëm. Me besim dhe vendosmëri do ja dilni mbanë përherë. Gjendja financiare nuk do jetë në momentin më të mirë.
Virgjëresha
Sot do iu jepni prioritet absolut gjërave që i keni më të vyera dhe mund të lini pas dore gjithçka tjetër. Nëse keni një lidhje do dini t’i menaxhoni krizat dhe do bëni zgjedhjet më të mira. Në mbrëmje do jeni në humor të shkëlqyer. Ju beqarët mos kërkoni të ecni me shpejtësi drejt krijimit të një lidhjeje sepse do gaboni rëndë. Në punë, mbi të gjitha, duhet të kërkoni cilësinë dhe jo sasinë. Orë shtesë mos pranoni të qëndroni sepse nuk do paguheni. Gjendja e financave nuk do jetë e keqe megjithatë mirë është që të merrni masa sa pa u përkeqësuar situata.
Peshorja
Venusi do jetë planeti që do e zbukurojë edhe më shumë këtë ditë. Ju që keni një lidhje dhe prej disa kohësh keni pasur probleme, sot do arrini t’i zgjidhni njëherë e mirë. Në fakt do duhet pak durim dhe angazhim nga te dyja palët. Nëse jeni ende beqarë do kërkoni me çdo kusht ta bëni për vete personin tuaj të ëndrrave. Nuk do jetë asgjë e lehtë, por me ndihmën e disa miqve edhe mund t’ia dilni. Në punë do realizoni disa projekte njëherësh. Edhe pse në disa momente do ndiheni si të bllokuar, do ja dilni mbanë. Në planin financiar duhet të vendosni më shumë rregull.
Akrepi
Si sot nuk keni pasur ndonjë ditë tjetër. Ju duhet me patjetër të ruani gjakftohtësinë dhe të mos nxitoheni për vendime. Për të dashuruarit do jetë një ditë e zhurmshme. Herë pas here do keni edhe debate të forta me partnerin e nuk do i pranoni asnjë moment gabimet që keni bërë. Ju beqarët do jeni më të qetë falë ndikimit të Merkurit. Çdo gjë qe keni dëshiruar do ju plotësohet në mbrëmje. Në punë nuk do i pranoni propozimet që do ju bëhen dhe ky do jetë një gabim pa kthim mbrapa. Financat nuk do jenë shumë të mira, megjithatë duhet të reflektoni me kujdes para se të kërkoni edhe hua.
Shigjetari
Sot nuk do jeni shumë aktivë dhe do preferoni të qëndroni gjithë kohës mënjanë. Nëse keni një lidhje ndryshoni sa më parë sjellje nëse nuk doni që dikush tjetër të përfitojë nga rasti dhe t’ua rrëmbejë nga krahët partnerin. Ka persona që mezi po presin që ju të gaboni. Nëse jeni vetëm bëni të pamundurën për t’i shprehur ndjenjat sepse po pritët gjatë ai që pëlqeni do largohet tek dikush tjetër. Në punë duhet të ndiqni planet që ju kanë dhënë shefat pasi në të kundërt nuk do arrini dot atje ku doni. Urani do ju ndihmojë të stabilizoni paksa të ardhurat.
Bricjapi
Vërtet do e dini çfarë të bëni gjatë kësaj dite, por duhet të tregoheni të kujdesshëm me autoritetin. Ju të dashuruarit do i keni idetë shumë të qarta dhe do dini si ta menaxhoni kohën për të kaluar sa më shumë momente te ngrohta me atë që keni në krah. Partneri do përgatisë një mbrëmje të bukur dhe do ju mahnitë. Ju beqarët do keni tërheqje të madhe fizike për dikë dhe nuk do ja ndani sytë për asnjë sekondë. Në punë mos prisni që gjërat t’iu ecin vaj. Mund të keni edhe ndonjë debat të vogël me shefat, prandaj më mirë të ulni kokën e të pranoni gabimet. Financat do dini si t’i menaxhoni.
Ujori
Sot duhet të gjeni një mënyrë për t’i shprehur idetë dhe mendimet tuaja. Nëse keni një lidhje mendoni të përgatisni ndonjë surprizë për partnerin dhe të flisni me të gjerë e gjatë edhe për brengat që ndieni. Vetëm në këtë mënyrë marrëdhënia mes jush do fillojë të normalizohet pas stuhive që ka kaluar. Nëse jeni ende beqarë pranoni të dilni me miqtë e të njohni persona të rinj. Po qëndruat të mbyllur do mbeteni gjatë me të njëjtin status. Në punë do gjendeni përballë sfidave të vështira. Mos u nxitoni nëse nuk doni të gaboni. Të ardhurat kanë për të qenë disi më të mira, por ende jo në gjendjen e duhur.
Peshqit
Mundohuni të harroni të shkuarën gjatë kësaj dite dhe të mendoni vetëm për ta bërë të ardhmen sa më të veçantë. Nëse keni një lidhje shtoni dozat e imagjinatës, komunikoni sa më shumë me partnerin dhe mendoni të bëni edhe ndonjë gjë të veçantë së bashku. Ju beqarët do keni flirte me disa persona, por ende nuk do ndiheni gati për të hedhur hapa më tej. Puna do jetë si ushqim për ju. Kjo do jetë arsyeja pse nuk do ndaleni asnjë moment së bëri përpjekje maksimale. Kolegët mund t’iu marrin edhe si shembuj. Me financat nuk do keni asnjë lloj problemi./Prishtinapress/