SBASHK’u ka reaguar duke thënë se në 70 % të institucioneve të arsimit fillor e të mesëm të ulët këtë të shtunë nuk është mbajtur fare mësimi, kurse në pjesën tjetër numri i nxënësve ishte tepër i vogël dhe prandaj sipas tyre, nuk mund të thuhet se ka pasur proces mësimor.
Përmes një reagimi të tyre thuhet se jo është vlerësuar në takimin e jashtëzakonshëm që SBASHK-u ka mbajtur me kryetarët e nivelit komunal sindikal të cilët kanë raportuar lidhur me gjendjen e sotme në komunat e tyre.
“Në vend që të vazhdojë me presionet e me dërgimin e inspektorëve nëpër shkolla, MASHTI duhet të mendoj pa ngarkesa dhe që në fillim të javës që po vjen të mbaj takim urgjent me përfaqësues të Asociacionit të Komunave, të Kolegjiumit të DKA-ve, të Këshillit të Prindërve dhe të SBASHK-ut për të bërë përpjekje të përbashkëta dhe për të arritur marrëveshje të pranueshme lidhur me orët e humbura në grevë.
Nëse nuk veprohet kështu , atëherë do të kemi situatë të njëjtë edhe në të shtunat tjera e aq më shumë edhe në ditët e rregullta të punës procesi mësimor nuk do të ketë rrjedhë të mbarë nga debatet që do të zhvillohen lidhur me çështjen e orëve e ditëve të humbura në grevë”, thuhet në reagimin e tyre.