2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Prokuroria në Gjilan do të ushtrojë ankesë ndaj vendimit për vrasjen e Agonis Tetaj

Prokuroria Themelore në Gjilan është e pakënaqur me vendimin të cilin e ka marrë Gjykata Themelore në Pejë në lidhje me vrasjen e Agonis Tetaj.

Shaban Gogaj u dënua me 7 vjet e gjashtë muaj burgim për vrasjen e Agonis Tetaj.

Gjykata e Pejës në shpalljen e vendimit për vrasjen e Agonis Tetajt, e ka bërë rikualifikimin e veprës penale, nga vrasje e rëndë në vrasje nga pakujdesia. Gogaj me 5 vjet burgim është dënuar për vrasje nga pakujdesia dhe 3 vjet burgim për armëmbajtje pa leje.

Lidhur me këtë, përmes një komunikate për media, Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se brenda afatit ligjor do të ushtrojë ankesë për shkak të  ricilësimit juridik nga vepra penale “Vrasje e rëndë” në veprën penale “ Vrasje nga pakujdesia”  dhe ndaj vendimit mbi dënimin.  

“Prokuroria Themelore në Gjilan, është e pakënaqur me vendimin  të cilin e ka marr Gjykata Themelore në Pejë dhe pas pranimit të aktgjykimit me shkrim, brenda afatit ligjor do të ushtroj ankesë  për shkak të  ricilësimit juridik nga vepra penale “Vrasje e rëndë” në veprën penale “ Vrasje nga pakujdesia”  dhe ndaj vendimit mbi dënimin”, thuhet në njoftim.

Agonis Tetaj ishte vrarë në lokalin “Gogaj Ag” në Deçan, ku ai ishte punëtor. Për vrasjen e tij po ngarkohet djali i pronarit të kompanisë, Shaban Gogaj.

Aktakuza për këtë rast ishte ngritur nga Prokuroria e Pejës, përkatësisht prokurorja Sahide Gashi, e cila ishte përjashtuar nga ky rast dhe rasti ishte bartur për përfaqësim në Prokurorinë e Gjilanit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img