Oficerët e hetimeve të Doganës së Kosovës kanë arrestuar një zyrtar doganor në Han të Elezit për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Hetuesit e Doganës në bashkëpunim me Prokurorinë pas një hetimi disa mujor, sot me në orët e hershme të mëngjesit kanë zënë në flagrancë zyrtarin doganor dhe katër të dyshuar (të gjithë janë dërguar në mbajtje).
“Dyshohet se zyrtari i arrestuar në vazhdimësi ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke futur në Kosovë mallra pa pagesën e taksat doganore. Ky rast është vazhdimësi e politikës së doganës “Zero Tolerancë për keqpërdorim të detyrës dhe korrupcion”.
Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095”, thuhet në njoftim.