-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Vihet në pikëpyetje konferenca për demarkacionin

Janë adresuar tashmë ftesat për pjesëmarrje në konferencën shkencore për kufirin me Malin e Zi, e planifikuar për 3 gusht.
Janë ftuar edhe përfaqësues të rreth 40 institucioneve shtetërore e publike, që Kuvendi ka vlerësuar se mund të kenë informacione relevante për kufirin. Kjo ka irrituar ekspertët.
Një nga ta i ka thënë “Kohës Ditore” se janë të gatshëm të tërhiqen nga konferenca, në rast se provohet që kjo ngjarje e karakterit shkencor të kthehet në “kanagjeq” të dominuar prej përfaqësuesve shtetërorë.

Opozita do që në konferencë të participojnë edhe ekspertët e përzgjedhur prej tyre. AAK-ja do që ta ketë kryetarin e saj, Ramush Haradinaj. Deri tash përgjigjja për ta mungon. Por përgjigje pozitive i është dhënë kërkesës për pjesëmarrje të përfaqësuesit të malazezëve.
Kryeparlamentari Kadri Veseli është përcaktuar që të ftojë përfaqësuesit e rreth 40 institucioneve shtetërore e publike për t’u përballur me ekipin e ekspertëve në konferencën për demarkacionin me Malin e Zi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img