2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Bislimi zbulon shkresën që i kishte shkuar Lajçakut nga Franca për vizat e dialogun në maj

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se në maj të këtij viti i kishte shkuar një shkresë nga Franca përfaqësuesit të posaçëm të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Bislimi ka thënë se e ka parë këtë shkresë. Sipas tij, nga Franca e kishin pyetur Lajçakun nëse ka ndonjë qëndrim përmes së cilit dialogu duhet të ndërlihdet me vizat apo vizat me dialogun.

“Por, e di që në maj të këtij viti, një ministri e caktuar e Republikës Francës ka dërgu një shkresë në Bruksel, ku është pyetur në mënyrë eksplicite z.Lajçak se a vlen ndonjë qëndrim përmes së cilit dialogu duhet të ndërlidhet me vizat apo vizat me dialogun”, ka deklaruar Bislimi.

Ai ka thënë se e ka parë edhe përgjigjen e Lajçakut, ku ai u ka thënë se nëse do të duhej të kishte ndonjë ndërlidhje, atëherë vizat e ndihmojnë dialogun.

“Unë e kam parë edhe kërkesën, e edhe përgjigjen e z.Lajçak që thuhet në qoftë se do të duhej të kishte ndonjë ndërlidhje, atëherë vizat do e ndihmojnë dialogun. Dmth rekomandimi ka qenë shumë i fuqishëm, që duhet sa më shpejtë t’i ofrohet liberalizimi i vizave Kosovës, meqë kjo do të ndihmonte pozitivisht në dialog. Sa i përket vizave, z.Lajçak e ka shprehur qëndrimin jo vetëm të tij por edhe të BE’së se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret, që Kosovës është dasht me iu dhënë liberalizimi qysh moti”, ka thënë Bislimi në ATV.

Bislimi ka thënë se lidhja me ETIAS është kriter i ri, derisa e ka quajtur situatë të papranueshme.

“Nga këndvështrimi jonë, edhe lidhja me ETIAS përbën një kusht të ri, një kriter. Prandaj mendojmë që kjo është e papranueshme. Edhe kërkesa që të harmonizohet sistemi i vizave, është një lloj kriteri. Çdo ndryshim, çdo kërkesë e re që shkon përtej 95 kritereve që Kosova i ka përmbushur, përbën kriter të ri edhe ky mendoj që ky është qëndrim edhe i shumë vendeve anëtarë të BE’së dhe mbase edhe vetë përfaqësuesit të Komisionit Evropian”, ka deklaruar Bislimi.

Ndryshe, në mbledhjen e mbyllur, të mbajtur të enjten në Këshillin e Bashkimit Evropian, është propozuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.

REL raportoi se propozimi është bërë nga zyrtarët francezë, dhe është mbështetur prej të paktën katër shteteve tjera: Suedisë, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës.

Presidenca çeke ka thënë përmes një deklarate se në mënyrë që të ecet përpara në këtë temë, “është e domosdoshme që të qartësohen disa çështje, dhe të vazhdohet me diskutimet”.

Takimi i radhës i këtij grupi pritet të jetë në nëntor të këtij viti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img