12.5 C
Pristina
Sunday, September 29, 2024

Buy now

spot_img

Gashi: Kurti nuk duhet të nervozohet me gazetarët që e ndjekin në teren por me ata që e presin në zyre

Analisti, Astrit Gashi, e ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti, ndaj gazetarëve duke folur për qasjen e kryeministri Kurti ndaj një gazetare sot që shkroi se “e ndiqte nëpër ara”

Gashi, ka thënë se Kryeministri i Kosovës, nuk duhet të shfaqë nervozizëm me gazetarët që e ndjekin në teren, por sipas tij duhet të nervozohet me gazetarët që e presin në zyrë, dhe presin informata nga ai.

“Kryeministri Kurti nuk ka nevojë me pasë nervozë me gazetar që e ndjekin në teren, duhet me pas nervoz me gazetar që i rrinë në zyre e presin mos po shkon ky me i kallzu najsen”, ka thënë Gashi në Debat Plus.

Ai ka thënë se Kurti me retorikën e ditës së enjte, nuk ka dashur të japë informata për bisedën me emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

“Po e nënvlerëson vizitën e Lajçakut, që po e ndërlidhë me traktoristin, po e mban të fshehtë informatën mbi takimet me Lajcakun. Kurti nuk po i bën të parëndësishme vizitat e tij për të thënë se më i rëndësishëm është zhvillimi i bujqësisë, por nuk po don të tregojë për çka takohet me Lajçakun në Prishtinë, po duhet që gazetarja në këtë rast e Dukagjinit me e ndjekë në ara, dhe ka bërë shumë mirë”, ka thënë Gashi./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img