10.3 C
Pristina
Monday, September 30, 2024

Buy now

spot_img

Kurti pas takimit me Lajçak: Marrëveshja për energjinë në veri duhet zbatuar

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur sot në takim të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Gjatë takimit, Kurti e Lajçak folën për domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjes për energjinë, që sipas qeverisë, përfundimisht shpie në pagesën e energjisë elektrike në pjesën veriore të Kosovë.

“Kryeministri Kurti ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes ligjërisht të obligueshme, marrëveshje kjo, e cila sjell normalizim të plotë, sepse e ka në qendër njohjen reciproke”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Tutje, bëhet e ditur se gjatë këtij takimi u fol edhe për Raportin për Kosovën për vitin 2022, që sipas qeverisë, është dukshëm më i mirë sesa ai i vitit të kaluar dhe një ndër më të mirët në rajon.

“U tha se ky raport tregon qartë përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për agjendën e BE-së dhe dëshmon arritjet e shënuara në shumë fusha, që kanë kaluar një hap më lart në shkallët e progresit”, thuhet në komunikatën e qeverisë./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img