Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një videoadresim për qytetarët, pak para fillimit të mbledhjes së 100-të ekzekutivit.
Në këtë videoadresim të publikuar në llogarinë zyrtare të Qeverisë në Facebook, Kurti ka ftuar qytetarët që ta ndjekin mbledhjen, pasi ka thënë se do të votojnë 12 pika të rëndësishme.
Po ashtu, ka bërë të ditur se do të flasim për të gjeturat e ministrive për këtë periudhë qeverisëse.
“Sot mbajmë mbledhjen e 100 të qeverisë. Do të flasim për të gjeturat e ministrive në këtë periudhë qeverisëse e do të votojmë në 12 pika të rëndësishme për të cilat ju ftoj t’i ndiqni drejtpërsëdrejti, pas pak, në faqen e Qeverisë së Kosovës e në të timen po ashtu”./Prishtinapress/