1.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Pamjet po shpërndahen me shpejtësi, qyteti ukrainas u bombardua me fosfor

Mediat në Ukrainë kanë publikuar disa pamje dhe pretendojnë se se qyteti i Nikopolit po bombardohet me fosfor. Siç shihet, qielli është zbardhur dhe ato thuhet se janë sulmet të drejtuara nga trupat ruse në zonat e pushtuara.

Nikopoli, pjesë e rajonit Dnepropetrovsk, gjendet prej ditësh nën sulme të ashpra me artileri të rëndë ruse. Edhe më parë, në gusht ka pasur raportime se në këtë rajon janë përdorur bomba me fosfor.

Këto armë kanë një efekt të frikshëm sepse përveç një shpërthimi të fuqishëm, shkaktojnë edhe lëndime shumë të rënda te personat që gjenden pranë saj. Fosfori i ndezur krijon flakë që digjen në temperatura deri në 800 gradë Celsius dhe zjarri mund të përhapet deri në disa qindra kilometra katrorë.

Lufta në Ukrainë drejtohet prej 8 tetorit nga komandanti Sergei Surovikin. Presidenti Vladimir Putin e emëroi Surovikin, tani 56 vjeç, fitoi një reputacion në ushtrinë ruse për brutalitetin e përdorur në Çeçeni dhe së fundmi në Siri. Dy ditë nga emërimi i tij, pothuajse në të gjitha rajonet e Ukrainës nisën sulmet me raketa.

Rusia lëshoi ??breshërinë më të madhe të raketave dhe sulmeve ajrore që nga pushtimi në shkurt, duke e shtyrë luftën në një fazë të re potencialisht edhe më vdekjeprurëse – me komandantin Sergei Surovikin në krye.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img