1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Ngjarjet e ditës në Kosovë

Ngjarjet e datës 12 tetor

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton vendimin e Qeverise së Republikës se Kosovës për propozimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, shqyrton Raportin Vjetor i Fondit të Kursimeve Pensionale, etj. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 10:00)

Agjencia për Barazi Gjinore (ABGJ) në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ) organizojnë takimin e rregullt konsultativ, të katërtin me radhë, të nivelit të lartë me akterë institucionalë, ekspertë/e dhe përfaqësues/e nga shoqëria civile me teme “Pjesëmarrja e grave në tregun e punës”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 10:00)

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton raportin me propozim-amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes; Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shërbim në Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, do të vizitojë Ngrohtoren e Prishtinës “Termokos”, për t’u informuar me përgatitjet përfundimtare dhe fillimin e sezonit ngrohës 2022/2023. (Ambientet e NP “Termokos” në lagjen “Dardania”, ora 10:30)

Partia Socialdemokrate do të fillojë fushatën e saj me programin e ri “Bazë”, me ç’rast do të mbahet edhe konferencë për media ku do të flas kryetari Dardan Molliqaj. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 11:00)

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë organizon një aktivitet në shenjë solidariteti me gratë në Iran. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 12:00)

Ministri i MKRS, Hajrulla Çeku, do të presë në takim homologen greke, Lina Mendoni. Pas takimit do të ketë konferencë për media (MKRS, ora 13:00)

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde bashkë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, si dhe përfaqësues të Komunës së Pejës dhe organizatave gjermane dhe zvicerane në Kosovë do të përurojnë Impiantin e trajtimit të ujërave të zeza në rajonin e Pejës. (Fshati Gorazhdec, Komuna e Pejës, ora 14:00)

Promovohet libri “Tinka Kurti – Ditari i një bashkëshorti” të autores Anila Mema (Lumbardhi, Prizren, ora 17:00)

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img