Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se sot ka pasur një bisedë telefonike me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinkun.
Kurti ka thënë se Blinken e ka njoftuar lidhur me progresin në Kosovë, marrëdhëniet me Serbinë si dhe nevojë për intensifikimin e procesit të dialogut drejt një marrëveshjeje përfundimtare të me njohjen reciproke në qendër.
“Pata një bisedë shumë të mirë telefonike me Sekretarin Blinken. E informova atë lidhur me progresin e vazhdueshëm në Kosovë. Folëm për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë si dhe nevojën për dinamizimin e procesit të dialogut drejt një marrëveshje ligjërisht të obligueshme me njohjen reciproke në qendër”, ka njoftuar Kurti përmes Twitter.
Jo më larg se dje, kryeministri Kurti ka deklaruar se tanimë ka shkëmbime e propozime të ndryshme mes BE-së e Uashingtonit për një marrëveshje me Serbinë. Ai këto propozime i quajti propozime franko-gjermane, por tha se s’janë përfundimtare.