0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Mehmeti i BQK-së po merr pjesë në takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore

Delegacioni i Bankës Qendrore të Kosovës, me në krye nga guvernatori Fehmi Mehmeti, po merr pjesë në takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.

Këto takime po mbahen në Washington, ku Mehmeti do të takohet me zyrtarë të lartë të FMN-së dhe BB-së, me të cilët do të flasin për zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit mes institucioneve.

“Delegacioni i BQK-së do ketë takime edhe me drejtues të Bankës së Rezervës Federale të Nju Jorkut”, thuhet në njoftimin e BQK-së, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se takimet vjetore të FMN-së dhe BB-së do të zgjasin deri këtë të shtunë më datë 15 tetor./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img