Loredana dhe Mozzik kanë qenë mjaft të komentuar. Marrëdhënia e tyre e trazuar me ndarje dhe ribashkime ka qenë fokus i mediave rozë. Dyshja e njohur, të cilët janë prindër të një vajze, i dhanë fund lidhjes një vit më parë, pak kohë pasi u ribashkuan duke thënë se do të mbeten vetëm miq.
Së fundmi, Loredana ka publikuar në Tiktok një video ku shihet duke kënduar “Tomorrow 2” nga Cardi B dhe GloRilla. Një ndjekës e ka pyetur reperen nëse ‘po mendon të martohet’, të cilit i është përgjigjur se ka fobi nga kjo. “Unë kam frikë nga martesa vëlla”, ia ka kthyer reperja e famshme.
Mesa duket kjo frikë lidhet me marrëdhënien që pati me Mozzik, e cila ka pasur shumë ulje dhe ngritje. Sakaq, kujtojmë që Mozzik ka publikuar së fundmi këngën me titull “Të dua”, të cilën ia ka dedikuar së bijës. Përmes këngës, ai flet për historinë e komplikuar me Lorin dhe dhimbjen që nuk jeton pranë Hanës.