1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Christopher Hill: Kur të zgjohen serbët, do të shohin se shqiptarët e kanë marrë Kosovën

Ambasadori amerikan në Serbi Christopher Hill ka folur për çështjen e Kosovës. I pyetur për zgjidhjen e problemit të Kosovës, Hill tha se qoftë në këtë shekull apo në shekullin tjetër, “serbët kur të zgjohen do të shohin se shqiptarët e kanë marrë Kosovën për vete”.

Ai theksoi se normalizimi i marrëdhënieve është i rëndësishëm. Hill vlerësoi se vendet perëndimore po kërkojnë nga Beogradi dhe Prishtina që t’i përmbahen procesit të dialogut dhe të përpiqen të ulin tensionet dhe të krijojnë hapësirë ​​që ata të bisedojnë me njëri-tjetrin për të arritur marrëdhënie normale.

Në pyetjen nëse rasti i Kosovës mund të krahasohet me rastin e territoreve ukrainase që iu aneksuan Rusisë, Hill tha se nuk ka ngjashmëri./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img