1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Limaj për Kurtin: E ka parë se puna në qeverisje nuk është e tij, është përmbytur në këtë situatë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur të shohë se puna në qeverisje nuk është punë e tij dhe si rrjedhojë, ai bën të vetmen gjë që di të bëjë më së miri, mashtrimin.

I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Limaj ka thënë se videoja e dytë e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje në brenda pak ditësh, krahas asaj të parës, nuk i ka lënë përshtypje.

“S’më bën përshtypje, kjo video flet për VV-në, drejtuesin e tyre dhe votuesin e tyre. Pastaj, edhe për gjendjen në të cilën ndodhet vendi ynë. Besoj kështu duhet ta shohim”, ka deklaruar Limaj.

Krahas kësaj, Limaj ka thënë se Kurti po bën të vetmen gjë në të cilën është i zoti të bëj e që sipas tij, mbesin mashtrimet.

“Qe një vit e nëntë muaj, ky njeri nuk mund të fsheh atë se çka është qeveria. I janë grumbulluar punët, të qenurit në qeveri është kundër asaj të të qenurit në pozitë. Ky tani, përfundimisht e ka pare se puna në qeverisje nuk është punë e tij është përmbytur në këtë situate dhe po bën atë që di të bëj më së miri, të vetmet gjë në fund”, ka deklaruar Limaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img