Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së ka vendosur që t’i jap edhe një mundësi dialogut social në vend të masave dhe veprimeve sindikale.
Me anë të njoftimi për media thuhet se përmes Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, ata do t’i drejtohen Komitetit Ekzekutiv për Shëndetësi dhe Bordit të SHSKUK-së për mbështetje në kërkesën për anulimin e urdhëresave të jashtëligjshme, diskriminuese dhe që kanë elemente të përdorimit të standardeve të dyfishta në raport me komunitetet nga SHSKUK / QKUK.
“Sigurojmë opinionin e gjerë dhe anëtarësinë që e mbështesim plotësisht reformën dhe secilën përpjekje të menaxhmentit të SHSKUK / QKUK-së për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, mirëpo konsiderojmë që këto urdhëresa nuk kanë ndonjë efekt pozitiv në arritjen e këtij objektivi, ndërsa të njëjtat vetëm se e rrisin edhe më tej mbingarkesën me punë për infermierët si dhe duke e zhvendosur fokusin e infermierëve nga kujdesi dhe zhvillimi i veprimtarisë infermierore në fushën administrative”.
Mirëpo sipas tyre, këto urdhëresa nuk kanë ndonjë efekt pozitiv në arritjen objektivit, ndërsa sipas tyre, të njëjtat vetëm se e rrisin edhe më tej mbingarkesën me punë për infermierët.
Kjo sindikatë ka kërkuar që partnerët social brenda secilës ndërmarrje duhet që të gjejnë mënyra dhe konsensus për të mirën e përgjithshme.