1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Arbnor Ramadani, “Ylli i Javës” së dhjetë në Superligën e Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Albi Mall , vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës” pas çdo xhiroje në Albi Mall Superligë. Çmimi i më të mirit për javën e 10-të i ka takuar futbollistit të SC Gjilani, Arbnor Ramadani

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit, përcjell Demokracia.com.

Ramadani ishte shpëtimtar i skuadrës gjilanase, pasi në duelin me Ferizajn realizoi golin e barazimit në minutën e dytë të lojës shtesë. Përveç golit, Ramadani u dallua me lojë të mirë gjatë tërë ndeshjes.

Pasi mori çmimin, Ramadani theksoi se ndihet mirë për vlerësimin dhe se atë e sheh si motivim për të ardhmen.

“Ky çmim besoj që do të më shërbej si një motivim shtesë për ndeshjet në vazhdimësi. SC Gjilani përkundër problemeve të cilat janë të njohura për opinionin, po arrin ta mbajë hapin me skuadrat tjera. Edhe më tej do të synojmë kreun e tabelës dhe uroj që sa më shpejt problemet e klubit të gjejnë zgjidhje. Ne kemi skuadër të fortë dhe kualiteti na lejon që të besojmë dhe të punojmë për kreun e tabelës”, ka theksuar Arbnor Ramadani për faqen zyrtare të FFK-së./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img