5.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

“Qarkullojnë dokumente pa autorë”, si e kishte komentuar Kurti propozimin franko-gjermam

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës më 21 shtator nuk i merrte seriozisht raportimet se po qarkullon një kornizë e re e dialogut Kosova-Serbi, si propozim i Francës dhe Gjermanisë.

Kreu i ekzekutivit i cilësonte si “eksperimente”, këto dokumentet që s’kanë autor – duke thënë se kanë qëllim ta masin pulsin e politikanëve dhe qytetarëve, në të dy shtetet.

“Qarkullojnë dokumente të ndryshme, por unë besoj se nuk është as e dobishme as e drejtë, që unë t’i komentojë ato; dokumente të cilat nuk kanë autorë, por bëhen për të matur pulsin e politikanëve dhe të qytetarëve”, kishte thënë Kurti tri ditë pas publikimit të dokumentit në Albania Post, më 18 shtator.

Por të dielën e 9 tetorit, zëvendësja e Kurtit, Donika Gërvalla e ka pranuar ekzistencën e dokumentit, por jo edhe përmbajtjen e tij.

Ekzistencën e kishte pranuar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, por thoshte se “nuk e mban mend çdo detaj çfarë kishte lexuar”.

“E lexova atë letër. Nuk mund të them se mbaj mend katër faqe pas pesëmbëdhjetë minutash leximi. Është e qartë se dokumenti nuk ka rrjedhë në publik nga pala serbe”. Se a është publikuar nga shqiptarët apo dikush tjetër, por i shkon për shtat të përdoret nga mediat, nuk më intereson. Pavarësisht nëse kjo është plotësisht e vërtetë ose jo, nuk mund të mbaj mend çdo detaj, por e di se cilat ishin idetë e dikujt”, kishte thënë Vuçiq për TV Pink nga Nju Jorku, më 19 shtator.

Por dy qendrat kryesore të Bashkimit Evropian, Berlini dhe Parisi nuk e kanë konfirmuar një kornizë të re të dialogut.

Kanë emëruar emisarë për dialogun, krahas Miroslav Lajçakut që është i dërguar i Bashkimit Evropian për Dialogun.

Megjithatë, korniza e re e raportuar është komentuar në mënyra të ndryshme në opinion.

Ajo që shihej aty ishte fakti që nuk parashihej një marrëveshje e shpejtë përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

Një afat 10 vjeçar përmes të cilit synohej një normalizim i plotë i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, sidomos në aspektin e lirisë së lëvizjes.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img