0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Murati: Raporti import-eksport është përmirësuar dukshëm dy vjetët e fundit

Ministri i Financave Hekuran Murati ka thënë se raporti import-eksport është përmirësuar gjatë dy vjetëve të fundit.

Sipas tij, në vitin 2019, ky raport ishte 1:9, ndërkaq tani është 1:6.

“Në vitin 2019, raporti eksport:import i mallrave ishte 1:9. Pra për çdo euro që merrej nga malli i eksportuar, nëntë euro mall importoheshin. Me rritjen enorme të eksportit dy viteve të fundit, ky raport është përmirësuar dukshëm dhe aktualisht është 1:6”, ka shkruar Murati në Facebook.

Ai tha se ky hendek do të zvogëlohet edhe më tej, falë masave mbështetëse për prodhuesit.

“120 milionë euro për subvencionim të çmimit të energjisë elektrike, 50 milionë euro për subvencionim të produkteve bujqësore, 15 milionë euro për masën 2.1, mbështetje për kredi investuese, 10 milionë euro mbështetje për eksport dhe certifikim të produkteve, mbështetje në rritje të punësimit e ngritjes së kapaciteteve njerëzore, kursim në kosto e kohë me terminalet shtetërore”, ka shkruar tutje ai./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img