Media serbe “Novosti” raporton se është gjuajtur me gurë autobusi që mbante serbët e Rahovecit dhe Hoçës së Madhe të mërkurën pasdite.
Sipas një punonjësi të komunës së Rahovecit, Dejan Baljosevic, incidenti ka ndodhur përgjatë rrugës në dalje të Mitrovicës, kur fëmijët kishin dalë të rreshtuar dhe e kishin gjuajtur me gurë dhe topa bore autobusin që mbante serbë, të cilit ia kanë thyer edhe xhamat.