2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Pas dorëheqjes Rifat Latifi godet administratën e MSH-së dhe SHSKUK-së, i quan të paaftë dhe joprofesional

Ish-ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi pas dorëheqjes nga kjo pozitë, ka goditur administratën e ministrisë që ka udhëhequr si dhe menaxhmentin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar.

Latifi ka thënë se këto dy institucione udhëhiqen nga njerëz që kanë mungesë totale të aftësisë menaxheriale, si dhe kanë menaxhim diktatorial.

“Mungesë totale të aftësive menaxheriale e lidershipit të SHSKUK,  që e pamundëson ta zhvillojë këtë institucion;  Mungesa e profesionalizmit administrativ në Ministrinë e Shëndetësisë, të shtresuar ndër vite, që për rezultat ka sjellë keq menaxhime të mëdha dhe procedura arkaike të dizajnuara për të penguar zhvillimin e shëndetësisë së Kosovës dhe menaxhim diktatorial i administratës, që ka krijuar një atmosferë toksike në raport me kabinetin tim”, thuhet në një raport të bërë nga vet ministri për sfidat dhe të arriturat e tij gjatë periudhës sa ishte ministër.

Latifi tutje ka shtuar në këtë raport se buxheti i vogël në shëndetësi dhe mungesa e projekteve kapitale për vitin 2022 ishte shembull i neglizhencës në këtë sektor.

Latifi në anën tjetër ka përmendur edhe disa të arritura që sipas tij janë bërë gjatë mandatit të tij. Ai ka thënë se ka arritur që t’i sigurojë afër 15 milionë euro fonde nga LuxDev, rreth 800 mijë euro donacion pajisje kirurgjike pediatrike nga Italia, 1 milion për Telemjekësi për të cilat nuk ka treguar se kush do t’i dhurojë, si dhe mundësi të edukimit të stafit klinik në disa vende.

Furnizimin me barna dhe material shpenzues poashtu i ka renditur si të arritura të tij, si dhe bashkimin e klinikave të Kardiologjisë dhe shërbimit të Kardiologjisë Invazive.

Në vegzën në vazhdim e gjeni të plotë dokumentin e plotë me raportin e shkruar nga Latifi për sfidat dhe të arriturat e tij: Te-gjeturat-sfidat-dhe-te-arriturat-e-Ministrise-se-shendtsise-Djetor-2021-Shtator-2022-LB

Kujtojmë se Latifi dha dorëheqje para dy ditësh nga pozita e ministrit të Shëndetësisë. Ai është ministri i dytë i dorëhequr nga kjo pozitë në Qeverinë Kurti. Aktualisht ud. e ministres është emëruar Dafina Gexha-Bunjaku.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img