Kryeministri Albin Kurti mund të jetë befasuar nga dorëheqja e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.
Një zëvendësim për pozitën që e la bosh Latifi nuk është vendosur ende, por kirurgu që e liroi veten nga detyra sot i është rikthyer jetës jashtë politikës ditore.
Ai ka takuar ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, të premten.
Disa fotografi që ka siguruar Paparaci, e shfaqin ish-ministrin teksa relaksohet në kafenenë “Soma” në qendër të Prishtinës, në shoqërinë e ish-presidentes Jahjaga.
Latifi dhe Jahjaga shfaqen të buzëqeshur me njëri-tjetrin, tregojnë fotografitë.
Kryeministri Albin Kurti deklaroi se sot pritet ta takojë doktorin Rifat Latifi, i cili dha dorëheqje nga pozita e tij si ministër të enjten.