Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se sot do ta takojë ministrin e e dorëhequr të Shëndetësisë, Rifat Lafiti.
Kurti nuk komentoi arsyet e dorëheqjes së ministrit, ose edhe zëvendësimin e tij me dikë nga Lista ‘Guxo’.
“Do ta takoj ministrin Lafiti sot, dhe asnjë pyetje e gazetarëve nuk do të mbetet pa përgjigje nga Qeveria e Kosovës”, tha Kurti para gazetarëve.
Në letrën e dorëheqjes që Latifi ia ka dorëzuar dje kryeministrit Albin Kurti, ka potencuar se deri te ky vendim ka ardhur pas “shumë reflektimesh” në muajt e fundit.
“Me zhgënjim të thellë dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit po ju informoj se në mënyrë efektive iu ofroj dorëheqjen time nga posti i ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, se që nga sot me datën 6 tetor 2022”, thuhet në letrën e dorëheqjes.