0.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Abazi për ministren Gërvalla: Më shumë e shihni ju se unë si kryetar i Komisionit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka shpalosur krejt pakënaqësitë që i ka me partinë e tij, përmes një konference për media.

Akuzat e Abazit janë drejtuar kryesisht ndaj udhëheqjes së partisë dhe njerëzve kryesorë të LV-së në Kuvend dhe në Qeveri.

Deputeti që drejton komisionin parlamentar për Politikë të Jashtme, tha se më shpesh mund ta shohin gazetarët ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, se sa ai. Këtu ai thumboi Gërvallën për mungesë transparence në Komisionin që mbikëqyr politikën e jashtme.

“Ju mund ta shihni ministren e Jashtme, më shpesh se unë që jam kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme”, tha Abazi.

Ai ka pasur ankesa që deputetët po pasivizohet për shkak të “skenarëve”, që ai thotë se bëhen gjatë seancave.

Abazi thotë se flasin vetëm dy persona në emër të të gjithë grupit parlamentar./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img