0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Opozita paralajmëron se nuk do të marrin pjesë në votim në Kuvend pa u ekzekutuar pagat për mësimdhënësit

Në seancën e sotme të Kuvendit, partitë opozitare kanë kërkuar ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit, ndryshe kanë paralajmëruar mosvotim të marrëveshjeve ndërkombëtare, për të cilat kërkohen edhe votat e opozitës.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se pa i ekzekutuar pagat PDK nuk do të marrë pjesë në votim.

“Përmes videomesazheve po ju tregoni qytetarëve se si opozita po e lufton këtë vend. Ne ju kemi përkrahë në çdo iniciativë të dobishme për vendin .Prandaj, e keni problem sepse video t e tilla bëhen me mbulu çdo dështim tuajin. PDK nuk do të votojë që sot këto projektligje të hyjnë në rend të ditës. Kërkojmë që Ministri i Financave të ekzekutojë pagat për rreth 26 mijë mësimdhënës dhe pastaj mund të vazhdojë normaliteti. Besoj që do të reflektoni, pastaj edhe ne do t’i kthehemi këtu normalitetit”, tha Tahiri.

Se nuk do të votojnë asnjë marrëveshje ndërkombëtare pa u ekzekutuar pagat e tha edhe shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri. Ai tha se nuk do të ketë vota nga AAK në Kuvend, pa dalë pagat për mësimdhënësit.

“30 mijë njerëz sot presin një vendim për paga, për me kthy në normalitet arsimin paraunivesitar, dhe ne po flasim këtu për marrëveshje ndërkombëtare. Mos reflektimi i qeverisë dhe prodhimi i krizave, jo vetëm këtë marrëveshje por Aleanca nuk do të votojë kurrfarë marrëveshje e as strategjie derisa nuk i ekzekutoni pagat, Mos pritni vota prej neve deri atëherë”, tha Tahiri.

Ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit e kërkoi edhe LDK.

“Propozimi i VV për të ndryshuar rendin e ditës me arsyetimin e çështjes urgjente për të marrë me disa kredi… pajtona që na duhen paret, nuk pajtona sikur ne të sillemi sikurse s`po ndodh asgjë, 26 mijë familjeve nuk i keni dhënë pagat për mbijetesë nuk i kanë marrë, çka është kjo sjellje kështu paguani arsimtarët e Kosovës jepuni mundësinë njerëzve me jetu, mandej hyjmë në normalitet po propozoni kredi por të njëjtën kohë 26 mijë familje ua keni ndal pagën bazë, Sot ata s`kanë bukë me ble, nuk kanë dru, s`kanë me çka me pagu kredi. 800 milionë i keni në llogari çka po lypni kredi”, ka thënë shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img