Të enjten është plagosur një person në rrugën “Memo Mato” në Prishtinë.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje dhe i dyshuari ndodhet në arrati.
“Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK, pasi që pas një mosmarrëveshje është plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. I dyshuari gjendet në arrati”./Prishtinapress/