Në Pragë po mbahet Samiti i Parë i Komunitetit Politik Evropian, ku po marrin pjesë figura politike të rëndësishme nga e tërë Evropa.
Derisa Kosova po përfaqësohet nga presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, Shqipëria po përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama.
Ky i fundit ka vendosur të shpërndajë në Facebook fotografi me liderët ndërkombëtarë si Emmanuel Macron, Ursula von der Leyen, Josep Borrell e Recep Tayyip Erdogan.
Megjithatë, ai nuk ndau fotografi edhe me presidenten Osmani.
Madje, në fotografinë e përbashkët të të gjithë pjesëmarrësve, vërehet se Rama dhe Osmani janë të rreshtuar larg njëri-tjetrit.