6.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Sveçla për aksionin “TOTO”: Lufta jonë ndaj krimit të organizuar, do të vazhdojë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar Inspektoratin Policor dhe Policinë e Kosovës për aksionin ”TOTO”, që kanë marr mbrëmë në kuadër të luftës ndaj krimit të organizuar, që u zhvillua në disa komuna të Kosovës.

Ai ka thënë se lufta ndaj krimit të organizuar dhe çdo lloj krimi tjetër do të vazhdojë pandalshëm.Më tutje theksoj se mirëqenia dhe siguria e qytetarëve të Republikës së Kosovës janë prioritet.

‘’Nuk mund dhe nuk do të lejojmë assesi të keqpërdoret misioni për t’u shërbyer qytetarëve. Siç edhe jemi zotuar, po punojmë në vazhdimësi për ngritje të efikasitetit por edhe të integritetit brenda secilit institucion andaj aksioni i mbrëmshëm e dëshmon vullnetin dhe gatishmërinë për të jetësuar këtë. Mirëqenia dhe siguria e qytetarëve të Republikës së Kosovës janë prioritet. Mbi këtë parim do të vazhdojmë të luftojmë secilën dukuri apo individ që minon sundimin e ligjit apo që cenon jetën e qytetarëve, rendin dhe sigurinë publike’’, tha ai .

Postimi i plotë:

Përgëzoj Inspektoratin Policor dhe Policinë e Kosovës për aksionin e mbrëmshëm në kuadër të luftës ndaj krimit të organizuar, i zhvilluar në disa komuna të Republikës së Kosovës.

Lufta jonë ndaj krimit të organizuar dhe çdo lloj krimi tjetër do të vazhdojë, pandalshëm, pa asnjë kompromis, dhe të gjithë do të trajtohen të barabartë para ligjit pavarësisht funksionit që bartin.

Nuk mund dhe nuk do të lejojmë asesi të keqpërdoret misioni për t’u shërbyer qytetarëve. Siç edhe jemi zotuar, po punojmë në vazhdimësi për ngritje të efikasitetit por edhe të integritetit brenda secilit institucion andaj aksioni i mbrëmshëm e dëshmon vullnetin dhe gatishmërinë për të jetësuar këtë. Mirëqenia dhe siguria e qytetarëve të Republikës së Kosovës janë prioritet. Mbi këtë parim do të vazhdojmë të luftojmë secilën dukuri apo individ që minon sundimin e ligjit apo që cënon jetën e qytetarëve, rendin dhe sigurinë publike.

Shfrytëzoj rastin që të ftoj dhe inkurajoj qytetarët të bashkëpunojnë me institucionet e sigurisë në mënyrë që të sigurohemi që ligji sundon në çdo fushë dhe në secilin cep të Republikës së Kosovës./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img