6.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Shtrëngoni xhepat, po rritet çmimi i naftës, deklarohet kryenaftëtari

Ministrat e energjisë së OPEC miratuan vendimin për të reduktuar prodhimin me 2 milionë fuçi në ditë.

Kjo i bije që automatikisht do të ketë edhe rritje të çmimit të naftës. Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline edhe kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani.

“Organizata prodhuese OPEC ka vendosur që të redukton prodhimin dhe automatikisht kemi rritje të çmimit”, njofton ai.

Berjani apeloi tek importuesit që të jenë korrekt me shitjen e derivateve në mënyrë që çmimi të jetë real.

“Mbi 400 pika karburanti janë në buzë falimentimit. Sot nafta shitet 1.60 ndërsa blihet 1.64”, thotë ai.

Kryenaftëtari kërkon nga Qeveria që të lejohet tregu i lirë.

Sot çmimet e derivateve sillen përafërsisht: 1.60 nafta kurse benzina 1.34.

“Sa i përket çmimit të importit sot nga Maqedonia është 1.55 kurse nga Shqipëria 1.63 deri në 1.66. Ka lëvizje të mëdha në berzat ndërkombëtare dhe po reflekton edhe te ne”, theksoi Berjani.

Ndërkohë që në Gjermani sot çmimi i naftës është 2.10.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img