Dy persona janë therur me thikë në Vushtrri, nga tre persona të panjohur.
Si pasojë e rastit viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor në emergjencën e Vushtrrisë dhe QKUK.
“Dy viktima meshkuj kosovarë për shkaqe ende të panjohura në rrugë ishin sulmuar me mjet të mprehtë (thikë) nga tre persona të panjohur. Si pasojë e rastit viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor në emergjencën e Vushtrrisë dhe QKUK. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nuk raportohet për ndonjë person të arrestuar”, thuhet në raportin e policisë./Prishtinapress/