Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, njëherësh shkrimtar e publicist i njohur, Beqë Cufaj ka publikuar një fotografi të bërë 40 vite më parë. Cufaj ka edhe një mesazh për mësimdhënësit.
Derisa kujton mësuesit e tij, ai thotë se “Askush nuk mundet kurrë të shkel mbi MISIONIN E SHENJTË TË MËSUESVE TANË!”.
Shkrimi i plotë:
I trishtuar por edhe krenar e nxjerri këtë fotografi nga Shkolla Fillore në Carrabreg të Deçanit me shoqet e shokët e klasës.
Foto e shkrepur para më shumë se 40 vitesh.
Në të janë dy Mësues: Miftari dhe Jashari!
Dy MËSUES që Kosova s’i ka patur!
Dhe sot, sot me qindra i ka!
Ne, nxënësit e tyre, 40 vjet mëpas, kujtojmë Mësuesin Miftar dhe Mësuesin Jashar sesi na dhanë atë që quhet: DASHURI për gjuhë shqipe, komb, atdhe, edukatë!
Ne, nxënësit e tyre, ecëm poshtë e lartë, me ngritje e rënie- por kurrë, kurrën e kurrës s’e harruam Misionin e shenjtë që na dhanë: kombin, atdheun, dashurinë, edukatën!
Këtë e dëshmuan Mësuesit tanë- Miftari e Jashari edhe kur provoi t’i shkelë Milosheviqi me regjimin e tij.
Ata s’u dorëzuan.
Dhe na edukuan të mos dorëzoheshim.
Askush nuk mundet kurrë të shkel mbi MISIONIN E SHENJTË TË MËSUESVE TANË!
Pa Mësues/e nuk ka Komb!
Jemi krenar që ju kemi!