4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Quni: Sulmi ndaj Kuvendit mund të jetë porositur nga ata që hodhën gaz

Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka thënë se gjeneratat e reja, në rrugë për të realizuar dëshirat dhe ëndrrat e tyre, kanë nevojë për motivim, sepse ai i udhehëq drejt qëllimit.

“Në shumë raste të rinjtë e kanë një model të personit të cilin e adhurojnë, e duan dhe e respektojnë. Ata mundohen t’ i ngjajnë sa me shume ne shprehje, levizje, qendrime etj. Ndonjehere mundohen edhe t’ia kalojne modelit per tu dukur se jane lojal, te vlefshem dhe meritor. Modeli mund te jete kengetar, sportist, shkrimtar,por edhe politikan”, ka thënë Quni në seancën e Kuvendit kushtuar arrestimit të aktivistëve të VV-së.

Ai ka thënë se vitin e kaluar, perjetuan momente te renda qe nga fyrjet, shtyerjet, fishkellimat, gazerat, britmat, etj,dhe nuk u degjua zeri i arsyes. Nuk pati ballafaqim te ideve, mendimeve, qendrimeve dhe zgjidhjeve.

“Kur te zgjedhurit e popullit, deputetet hudhin veze, uje e gaz ne Kryeministrin e tyre dhe nuk e lejojne ate te flas, atehere edhe nje i ri do te ndjek shembullin e modelit te tij; Kryeministrit i vejne pritë, i kercenojne familjen duke kercenuar edhe me djegie te shtepisë e akte te tjera si keto. Ne rastin kur deputeti shtyen, ofendon e kacafytet me policin, i riu ne rruge sipas shembullit te deputetit do ta godet policin me kubëza betoni, do ta lyej me benzine, do ta djege e kaloi siper tij”, ka thënë ai.

Sipas tij, kur deputeti hedhe gaz lotejelles kundra kolegeve te vet, pa e patur fare ne konsiderate te moshuarin, grate shtatzena, njerezit me probleme te frymarrjes (astme), alergjike ne kemikalje etj, atehere eshte shume normale qe dikush sipas shembullit te deputetit, apo i porositur do ta godase ndertesen e Parlamentit me arme antitank.

“Arma antitank, ne efektin e saj te plote e shkrinë çelikun, djeg hapesiren dhe i karbonizon njerezit. ( Nje gje e tille nuk ndodhi as gjate luftes kur keto objekte ruheshin nga forcat serbe). E kur nje gjë e tille ndodh eshte e natyrshme qe duhet te shqetesohemi, jo vetem ne, por te gjithe; pozite dhe opozite, te gjitha institucionet, organet e ndjekjes dhe drejtesisë, sherbimi inteligjent, por edhe prinderit dhe familjaret e te rinjve”, ka thënë Quni.

Ai më pas ka thënë se paraqitja e e dhunshme ne Parlament ka qene model per dhjetëfishimin e dhunes nga ana e te rinjeve jashte parlamentit. Kur dhuna behet standard dhe norme si ne institucione ashtu dhe ne rruge, atehere e ardhmja e kombit dhe e shtetit eshte e zymte. Te ardhmen e zymte na e deshirojne vetem armiqt tane, ata nuk zgjedhin mjete dhe forma per te na pare te tille. Mos te ju krijojme ate kenaqesi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img