4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

SBASHK-u i kundërpërgjigjet Muratit për pagat: Të presim deri në ora 16:00

Anëtari i Këshillit Grevist, Reshit Kushaj, i është kundërpërgjigjur ministrit Hekuran Murati, derisa ky i fundit tha se nuk do të ketë paga për grevistët.

Kushaj tha se po presin deri në ora 16:00 që të dalin pagat dhe nëse nuk dalin, pastaj do të mbajnë një takim dhe do të vendosin për veprimet.

“Ne po presim deri në ora 16:00. Uroj të mos jetë ashtu siç ka thënë ministri Murati. Në politikë kurrë nuk bën të thuash kurrë, andaj po presim. Nëse nuk dalin pagat, pastaj kryesindikalisti i arsimit, Rrahman Jasharaj do të mbajë takim dhe do të vendosim se si do të veprojmë”, tha Kushaj Blic.

Ministri Murati ka thënë se sa i përket pagave për grevistët do të zbatojnë ligjin përkatës.

“Do ta zbatojmë ligjin sa i përket pagave për grevistët”, ka thënë shkurt Murati/Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img