4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Policia e kap të riun serb që e sulmoi Kocin, avokati del me detaje të reja për rastin

Avokati Arianit Koci është sulmuar më 28 shtator nga dy persona në Graçanicë. Pak ditë pas sulmit, Koci deklaroi se të dyshuarit kanë qenë serbë, ndërsa sot ai thotë se rasti është ndriçuar nga Policia e Kosovës.

Në një postim në Facebook, Koci ka shkruar se pas analizimit të të gjitha provave, “është i bindur që sulmi nuk ka pasur prapavijë ndërnacionale”.

“Po të njoftoj për një skandal që s’ka ndodhë në histori të Kosovës”, Mila…
Ai tha se “ka qenë një gabim apo veprim i pamatur i një të riu”.

Avokati Koci njofton se ka vendosur që “rastin mos ta vazhdojë më tutje”, ndërsa thotë se e ka pranuar kërkimfaljen e të dyshuarit.

Postimi i plotë:

Rasti i sulmit ndaj meje që ndodhi në Graçanicë, para disa ditëve, ashtu siç edhe e kam pritur, është ndriçuar nga ana e policisë.

Pas analizimit të të gjitha provave, jam bindur që sulmi ndaj meje, nuk ma pasur prapavijë ndërnacionale. Poashtu, nuk ka pasur asnjë motiv tjetër.

Ka qenë një gabim apo veprim i pamatur, i një të riu.

Prandaj, une kam vendosur që rastin mos ta vazhdoj më tutje.

Të riut, ia kam pranuar kërkimfaljen e sinqertë.

E falëndëroj #policinaekosovës, e posaçërisht Stacionin Policor në Graçanicë, për angazhimin serioz dhe punën profesionale./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img