-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Armend Muja pretendon se Kurti uli papunësinë në kohë pandemie

 Armend Muja, thotë se numri i të punësuarve nën qeverisjen e Albin Kurtit ka arritur në 414 mijë e 705, ndërsa shkalla e papunësisë është ulur për 17.7 për qind.

Deputeti nga radhët Lëvizjes Vetëvendosje, ka publikuar një grafikë me të dhëna nga Agjencia e Statistikave të Kosovës lidhur me numrin e të punësuarve dhe shkallën e papunësisë, ku është bërë një krahasim mes tremujorit të tretë nga viti 2016 deri më 2021.

Në llogarinë e tij në rrjetin social, Facebook, Muja ka shkruar se numri i të punësuarve nën qeverisjen e Albin Kurtit ka arritur në 414 mijë e 705, ndërsa shkalla e papunësisë është ulur për 17.7 për qind.

Po ashtu, sipas tij, gjatë vitit të kaluar janë raportuar rreth 32 mijë vende pune krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019.

Postimi i plotë:

“Indikatoret kryesor te tregut te punes: numri i te punesuarve gjate tremujorit te trete 2021 ka arritur ne 414,705, ndersa shkalla e papunesise eshte ulur ne 17.7% (ASK, 2022). Gjate vitit 2021 jane raportuar rreth 32,000 vende pune me shume krahasuar me periudhen e njejte te vitit 2019. Shkalla e papunesise eshte ulur nga 24.6 ne 17.7%“./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img