-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Tetë të arrestuar, dyshohet se rrëmbyen shtetasin e Serbisë që i mashtroi për viza dhe pasaporta

Policia ka arrestuar tetë persona të martën në mbrëmje në fshatin Crepan të Ranillugut nën dyshimin se kanë rrëmbyer një shtetas të Serbisë, që thuhet se i kishte mashtruar duke u marrë para për viza dhe pasaporta të Serbisë.

Siç njofton policia, me vendim të prokurorit tetë të dyshuarit për rrëmbim dhe i dyshuari për mashtrim janë dërguar në mbajtje.

“Fsh. Crepan, Ranillug 04.10.2022 – 19:22. Janë arrestuar tetë të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit në bashkë-veprim e kanë rrëmbyer viktimën mashkull shtetas të Serbisë për shkak se i njëjti i kishte mashtruar duke u marrë para me premtimin se do tu rregullojë disa viza dhe pasaporta të Serbisë. Me vendim të prokurorit tetë të dyshuarit për rrëmbim si dhe i dyshuari për mashtrim janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img