Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot ligjin për Akademinë e Drejtësisë, të hartuar dhe sponsoruar nga Ministria e Drejtësisë.
Sipas këtij Ligji, Instituti aktual Gjyqësor i Kosovës, do të avancohet në nivel të Akademisë dhe do të jetë institucion i pavarur dhe përgjegjës për ofrimin e trajnimeve dhe edukimin e lartë ligjor, ngritjes dhe avancimit të kapaciteteve të sistemit gjyqësor dhe prokurorial.
Hartimi dhe finalizimi i këtij ligji është bërë në koordinim dhe bashkëpunim me të gjithë akterët relevant vendorë dhe ndërkombëtarë.