Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar ndaj Elon Muskit, pasi shefi i Teslas postoi një anketë në Twitter me sugjerimet e tij për t’i dhënë fund pushtimit rus.
Musk iu kërkoi 107.7 milionë ndjekësve të tij, të votojnë për idenë që përfshinte dhënien e territorit Rusisë.
Si përgjigje, Zelensky, postoi sondazhin e tij duke pyetur përdoruesit nëse u pëlqente më shumë personi më i pasur në botë, kur ai mbështeste Ukrainën, raporton BBC.
Ukrainas të tjerë drejtuan kritika ndaj Elon Musk.
Ambasadori në largim i Ukrainës në Gjermani, Andrij Melnyk, përdori një shprehje të fortë, të cilën ai e përshkroi si “përgjigje shumë diplomatike”.
Ndërkohë, mjeshtri rus i shahut Garry Kasparov tha: “Kjo është idiotësi morale, përsëritje e propagandës së Kremlinit, një tradhti e guximit dhe sakrificës ukrainase”.
Njeriu më i pasur në botë Elon Musk e ka përmendur rastin e pavarësisë së Kosovës kur ka folur për gashishullin dhe krahinën ukrainase të Krimesë dhe Donbasit./Prishtinapress/