-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri injoron Daçiqin, thotë se faktori ndërkombëtar do ta kthej dialogun në binarë

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri nuk ka dashur të jep koment lidhur me deklaratat e ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiq i cili tha se forcat e armatosura dhe forcat e sigurisë së Kosovës nuk mund të shkojnë në veri të Mitrovicës, pasi për këtë çështje ky i fundit shtoi se ka marrëveshje gojore me palën kosovare.

“Në këtë faze të tensioneve dhe të provokimeve destabilzuese nga ana e Serbisë, nuk do të prononcohem për çështjet e dialogut, sepse Serbia me këto politika agresive ndaj sovranitetit shtetëror te Kosovës, e sulmoi edhe vet dialogun për paqe e fqinjësi mes dy shteteve”, ka thënë Tahiri për lajmi.net.

Ajo ka thënë se për të gjitha këto provokime me rreziqe për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon iu ka drejtuar me letër BE-së dhe ajo ka qenë publike.

“Mendoj se fjalën e ka faktori ndërkombëtar që të angazhohet dhe po angazhohet për ta kthyer procesin në binar të dialogut, të cilin e nxori Serbia nga binaret, me trena, mure, bomba e fletarreste ndaj luftëtarëve te UÇK-së siç është edhe rasti i Ramush Haradinajt”,  theksoi ministrja.

Tahiri ka rikujtuar edhe një herë se në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Mustafa e ka bërë të qartë qëndrimin e qeverisë për këto zhvillime, përfshire edhe murin i cili do të hiqet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img