Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se Ligji për grevën e përcakton qartë mënyrën e kompensimit për grevistët.
Ajo pas mbledhjes së Kryesisë shtoi se është përgjegjësi e agjencive buxhetore që të bëhet ose jo ekzekutimi, ndonëse ligji e thotë një gjë të tillë.
“Ligji për grevën e përcakton kompensimin ose jo të atyre që janë në grevë, nuk kompensohen për ditët në grevë”.
“Është përgjegjësi e agjencive buxhetore. Këto pyetje të adresohen te institucionet përgjegjëse si te Ministria e Financave po ashtu edhe te agjencitë e tjera”, tha ajo, raporton EO.